Chelsea futet fuqishëm në garë për Jadon Sanchon

Jadon Sancho mund të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez nuk i ka raportet e mira me drejtuesit e klubit që po mendojnë shitjen e tij.

Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas lojtarit, derisa së fundmi garës i është bashkuar edhe Chelsea.

Londinezët pritet të mbesin pa brazilianin Willian dhe synojnë transferimin e Sanchos gjatë janarit.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard është gati të përmbushë kërkesat e Dortmundit që janë 120 milionë euro për ta lënë të lirë anglezin.

Megjithatë për ta transferuar Sanchon, Chelsea duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave si PSG, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Liverpool e Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here