Moviola| Juventus-Sasuolo/ A ishte penallti e mohuar ndaj De Ligt

Një penallti e mohuar fillimisht dhe një tjetër e akorduar me të drejtë për Juven, por edhe një gol i Ronaldos i nisur në pozicion jashtë loje. Ishin këto tri episodet kryesore të ndeshjes së djeshme. Nëse në pjesën e parë anësori ishte perfekt, në lejimin e avantazhit të aksionit, që solli golin e Bogas, pasi ai mbahej në lojë nga 3 lojtarë bardhezi. 

Por ndërkohë, gabimi i minutës së 55-të mund të kushtojë, duke qenë se Kaputo shtrëngon me të dy duart në qafë De Ligtin, me topin që drejtohej drejt holandezit dhe e tërheq në zonë. La Pena, në pozicion shumë të qartë nuk akordon, por nuk pranon të konsultojë as “VAR”-in. Gabim flagrant, pasi penalltia ishte e qartë dhe sigurisht që për Juven do të kishte pasur më shumë minuta, për të tentuar avantazhin (në rast se penalltia transformohej në gol).

Ndërkohë, i saktë vendimi në minutën e 61-të, kur Ronaldo ftohet me një asist nga Pjaniç dhe portugezi niset me topin në këmbë për 40 metra duke shënuar, pasi dribloi edhe portierin Turati. Por pamjet konfirmojnë pozicionin milimetri “offside” të CR7.

Shumë i saktë edhe vendimi për penallti, pas faullit të Romanjas ndaj Dibalës, në të 67-ën, me La Penan që edhe në këtë rast nuk kërkon ndihmën e “VAR”-it, por i beson vendimit të tij. Gjithsesi, një penallti e munguar për Juven.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here