Xabi Alonso zgjedh trajnerin më të mirë të vitit

Xabi Alonso ka punuar me disa trajnerë të jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij, por veçoi Jurgen Klopp.

I pyetur se cili trajner do të meritonte një Top të Artë hipotetik për trajner, ai nuk kishte dyshime dhe tha se duhet të shkonte për trajnerin e Liverpool.

“Ai ka karizëm”, tha Alonso për Klopp në një intervistë për L’Equipe.

“Ju e shihni marrëdhënien që ai ka me lojtarët e tij në fund të ndeshjeve”.

“Kjo lidhje e fortë emocionale vjen edhe nga marrëdhënia që ai ka dashur të krijojë me klubin”.

“Të kesh këtë është e artë për një trajner”, u shpreh spanjolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here