Përforcimi i parë i Realit në merkaton e janarit vjen nga Serie A

Real Madridi insiston për blerjen e Fabian Ruiz të Napolit, të cilin e shikon si përforcimin më të mirë të mundshëm në mesfushë e për më tepër një lojtar spanjoll, titullar edhe i kombëtares.

Shtypi iberik shkruan se Florentino Perez ka përshpejtuar përpjekjet për ta marrë lojtarin që në janar, duke parë edhe situatën jo shumë pozitive që po kalon Napoli.

Fabian Ruiz ndihet mirë me Ancelottin dhe nuk po shtyn drejt një largimi të menjëhershëm, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës aktuale që skadon në vitin 2023.

Kostoja e operacionit do të jetë e konsiderueshme, pasi presidenti De Laurentiis nuk bën lëshime dhe kërkon të paktën 80 milionë euro për lojtarin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here