Probleme në vijën e sulmit: Simeone ia kërkon Atleticos transferimin e yllit të Milanit!

Atletico Madrid është duke hedhur sytë nga Serie A për të përforcuar sulmin.

Sipas të përditshmes spanjolle “As”, trajneri Diego Simeone i ka kërkuar klubit të interesohet për sulmuesit polak Krzysztof Piatek, që luan me Milanin. Alternativë është dhe Andrea Belotti, që luan me Torinon.

Skuadra “colchoneros” synon të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit, ndaj është duke vëzhguar disa lojtarë, përfshi edhe Edinson Cavani (PSG) dhe Rodrigo (Valencia). Por duket se “shpëtimi” për trajnerin Simeone mund të vijë nga Serie A, me Piatek që është në “pole”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here