Epoka Simeone drejt fundit: Argjentinasi largohet nga Atletico dhe merr drejtimin e…

Diego Simeone thuhet se po e mendon largimin nga Atletico Madridi me të përfunduar ky sezon.

Trajneri argjentinas ka disa vite që është në krye të Los Rojiblancos, por koha e tij në Wanda Metropolitano mund të marrë fund në verën e vitit 2020.

Marca raporton se Simeone dëshiron ta drejtojë një tjetër skuadër, e që nga aty të tentojnë të fitojë Ligën e Kampionëve.

Madje raportohet se bordi i Atletico Madridit nuk janë më të impresionuar nga puna e tij dhe kjo mund të bëjë që t’i ndajnë rrugët.

Arsenali thuhet se po e ndjekë nga afër situatën e tij dhe mund të tentojë ta marrë atë në fund të këtij sezoni.

Por, në garë për Simeonen raportohet të jetë edhe Evertoni, mirëpo The Gunners po i prijnë dukshëm garës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here