Ish rivali i Bayernit merr drejtimin e Bavarezëve?

Bayern Munich është akoma në kërkim të një trajneri për të ardhmen.

Bavarezët, pasi shkarkuan në javët e kaluara Niko Kovac, ia kanë besuar përkohësisht skuadrën Hansi Flick.

Gjermani, sipas Bild, ka bindur drejtuesit që ta konfirmojnë deri në fundin e sezonit. Gjithsesi, duket se kampionët në fuqi të Bundesliga-s do ta nisin sezonin 2019/20 me një trajner tjetër.

I përzgjedhuri është Thomas Tuchel, trajneri aktual i Paris Saint-Germain, që nuk pritet të konfirmohet nga drejtuesit e klubit francez për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund konsiderohet si zgjedhja e duhur nga ana e bavarezëve për të arritur objektivat e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here