Klopp: Topin e Artë e meritonte Van Dijk

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, por kanë qenë të shumtë zërat që mendonin se për vitin 2019 nuk duhej të fitonte ai.

Një ndër ta është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, që ka një mendim ndryshe nga shumica e gazetarëve të botës, që votojnë për të zgjedhur më të mirin.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Lionel Messin, por Topi i Artë këtë sezon duhej të shkonte për një lojtar të Liverpoolit. E kam thënë gjithmonë që Messi është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë të luajë, por referuar sezonit të fundit, Van Dijk ka qenë fantastik dhe e meritonte të fitonte Topin e Artë”, deklaroi Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here