Solskjaer bën gati valixhet, trajneri i njohur merr drejtimin e United!

Gareth Southgate mund ta marrë drejtimin e Manchester United, në rast se shkarkohet Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez në këtë sezon nuk po arrin të tregojë rezultate të mira dhe mund të shkarkohet nga Djajtë e Kuq para afatit kalimtar të janarit.

Në rast se Solskjaer shkarkohet, The Sun raporton se Southgate mund ta marrë drejtimin e skuadrës nga qyteti i Manchesterit.

Norvegjezi është nën presion aktualisht, pasi renditet në pozitën e dhjetë në Ligën Premier dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur që nga viti 1988.

Southgate aktualisht po udhëheq kombëtaren e Anglisë, por mund të largohet për ta marrë drejtimin e Unitedit.

Në garë për ta zëvendësuar Solskjaerin është edhe Mauricio Pochettino që ditë më parë është shkarkuar nga Tottenham Hotspuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here