Ibrahimovic përfundimisht në Itali? Ja kur pritet vendimi final i sulmuesit

Ka filluar llogaritja e ditëve, deri në kthimin e Zlatan Ibrahimovic në Itali. Suedezi dha indikacione të tjera për të ardhmen e tij, tha se dëshironte të luante në një ekip, që duhet të “rinovojë” historinë e vet.

Të gjitha të dhënat tregojnë për Milanin, skuadra që kërkon të ngjitet në lartësinë e emrit dhe historisë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë do të duhet të presin edhe dhjetë ditë të tjera, përpara se të kenë një përgjigje.

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban e kanë luajtur rolin e tyre dhe tani presin “po” e sulmuesit 38-vjeçar. Kjo përgjigje duhet të arrijë në mesin e dhjetorit. Kontrata duket se fillimisht do të jetëë për gjashtë muaj, por me mundësinë e rinovimit automatik edhe për një vit. Rinovimi do të vendoset në verë, në varësi të mënyrës sesi do të paraqitet suedezi në gjysmën e mbetur të sezonit aktual, në gjashtë muajt e ardhshëm. Milani do ta paguajë 6 milionë euro (neto) për një vit e gjysmë.

Bologna dhe Napoli mbeten gjithnjë e më shumë në sfond, pas kuqezinjve. “Nuk është vetëm çështje e zgjedhjes së një ekipi, ka edhe faktorë të tjerë, që duhet të jenë të ekuilibruar. Është edhe në interes të familjes sime. Shihemi së shpejti në Itali”, – shkroi para du ditësh Ibra. Milani shpreson t’i sigurojë shërbimet e tij para gjithë të tjerëve të interesuar. Gjasat janë që palët të jenë sërish bashkë, siç ndodhi nga viti 2010 deri më 2012.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here