Inter ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës: Ylli i ri i Serie A drejt Meazzas

Interi po mendon edhe për të ardhmen, teksa hedh sytë nga një prej më të spikaturve këtë sezon në Serie A. Bëhet fjalë për Gaetano Castrovillin, i cili po mahnit me Fiorentinën.

Mediat italiane kanë raportuar së fundmi, se Interi po mendon seriozisht që të marrë 22-vjeçarin në “San Siro”, por në fund të sezonit. Bisedimet thuhet se do të nisin që tani, por finalizimi i marrëveshjes pritet të jetë në fund të sezonit aktual.

Castrovilli u grumbullua për herë të parë edhe nga Kombëtarja e Italisë, me trajnerin Mancini që gjithashtu i vlerësoi paraqitjet e bëra në këtë sezon nga mesfushori. Gara nuk do të jetë e lehtë për Interin, por zikaltrit kanë avantazhin që kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me presidentin e Fiorentinës, Commisso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here