Fillojnë bisedimet: Tottenham për shopping te Juventus, por jo për Dybalan

Jose Mourinho ka filluar të mendojë për merkaton e janarit dhe Special One ka piketuar goditjen e parë.

Siç raporton The Sun, Tottenham është futur në garë për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.

Turku nuk po luan shumë minuta te Juventusi dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Milani dhe Arsenali.

Demiral pritet të largohet nga Juventusi që në janar dhe Tottenham dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Mourinho e sheh turkun si përforcimin ideal për skuadrën e tij dhe Spurs kanë kontaktuar përfaqësuesit e Demiral.

Mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Demiral në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here