Piolin e pyesin për Ibran, Ja pergjigja e tij

Stefano Pioli ka folur sot përpara mediave në kuadër të ndeshjes që Milani luan ndaj Bolognas mbrëmjen e nesërme në transfertë. Përveç pyetjeve në lidhje me përballjen, trajneri i kuqezinjve nuk mund t’i shpëtonte edhe temës “Ibrahimovic”, me suedezin që thuhet se do të bëhet pjesë e Milani që nga janari.

Gazetarët e kanë pyetur Piolin nëse do t’i pëlqente një dhuratë e tillë që Ibra të kalonte në “San Siro”, ndërsa tekniku italian ka dribluar bukur, duke u shprehur se dhurata që ai kërkon janë tre pikët nesër. “Babagjyshi i Krishtlindjeve vjen me 25 dhjetor, ndërsa për Ibran keni që më pyesni që prej muajit tetor. Nëse kam nevojë për një dhuratë, dua tre pikët nesër, kjo është ajo që shpresoj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here