Ai vjen nga Premier League: Zbulohet përforcimi i parë i Interit për merkaton e janarit Ai vjen nga Premier League

Antonio Conte e dëshiron ribashkimin me Marcos Alonson e Chelsean.

Trajneri i Interit po tenton ta transferojë mbrojtësin spanjoll nga ish-skuadra e tij në afatin kalimtar të janarit.

Alonso kishte shkëlqyer nën urdhrat e Contes në sezonin 2016/2017, duke u bërë mbrojtësi me më së shumti gola në top pesë ligat evropiane.

Spanjolli nuk po luan tani standard te The Blues, pasi Frank Lampard po e preferon Emerson Palmierin dhe nganjëherë Cesar Azpilicuetan në atë pozitë.

Kështu, mbrojtësi mund të kërkojë largimin nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit dhe të transferohet në Giueseppe Meazza.

Calciomercato raporton se ish-mbrojtësi i Fiorentinës mund të transferohet te Interi në formë huazimi me të drejt ë blerje në fund të sezonit nga skuadra londineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here