Bonucci akuzon arbitrin, “Ai ishte kundër nesh”

Juventusi mori një disfatë të hidhur ndaj Lazios një natë më parë, teksa u mposht me shifrat 3-1.

Kapiteni i bardhezinjve, Leonardo Bonucci foli pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, ku kishte akuza për gjykimin, si dhe kritika për veten dhe shokët e tij të ekipit.

“Duhet ta lëmë gjithçka të qetësohet fillimisht, por kishte goxha gjëra që ishin kundër nesh. Ishte një pjesë e parë fantastike, ku dominuam ndaj Lazios, duke mos i lejuar asgjë. Pastaj shumë gjëra nuk ishin ashtu siç duhet për ne, gjithashtu edhe disa vendime të arbitrit ndikuan në rezultat.

Duhet të përmirësohemi dhe kjo është e qartë. Nuk mund të pësojmë gola në këtë mënyrë! Është bukur të krijosh dhe të luash një futboll të bukur, por gjithashtu na duhet të jemi cinik dhe në mbrojtje të jemi më të kujdesshëm. Motoja jonë është e qartë, që duhet të japim gjithçka në fushë!”, përfundoi Bonucci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here