Chelsea përgatitet për merkaton e janarit, 165 milionë euro për tre yje

Gjatë javës CAS vendosi që tia shkurtojë dënimin Chelseas dhe tani Blutë e Londrës po përgatiten për goditje të mëdha në merkaton e janarit.

Blutë e Londrës gjenden në pozitën e katërt në Premier League pas 16-të ndeshjeve të luajtura.

Chelsea po luan mirë nën drejtimin e Lampard duke pasur parasysh se nuk kanë kryer asnjë transferim verën e kaluar.

Tani Abramovich është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirat Lampardit dhe siç raporton The Sun, Chelsea ka përgatitur një buxhet prej 165 milionë eurove për merkaton e janarit.

The Sun, shkruan se objektivat e Chelseas në merkaton e janarit janë tre yje.

Blutë planifikojnë t’i shpenzojnë këto para për tre lojtarë: Jadon Sancho, Ben Chilwell dhe Wilfried Zaha.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here