Derbi në merkato: Arsenal dhe Tottenham në garë për lojtarin e Juventus

Mehri Demiral nuk ka gjetur shumë hapësira tek Juventusi që pas transferimit nga Sassuolo verën e kaluar.

Turku ka zhvilluar vetëm një paraqitje deri tani këtë sezon, ndaj Veronës në shtator.

Siç raportohet nga Sun, Arsenal dhe Tottenham janë duke menduar për Demiral, i cili është një prej lojtarëve në listën e dëshirave të Jose Mourinho-s.

The Special One ka identifikuar mbrojtësin e Juves si përforcimin e duhur për gjigantët e Londrës, gjithashtu duke konsideruar largimin e Alderweireld dhe Vertonghen.

Bardhezinjtë janë gati të heqin dorë prej lojtarit për rreth 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here