Takefusa Kubo ka pranuar se ai e meritoi të fishkëllehej nga tifozët e Barcelonës pasi skuadra e tij Mallorca udhëtoi në ‘Camp Nou’ të shtunën.
Kubo ishte një nga shpresat e mëdha të akademisë së Barçës para se të largohej nga klubi për FC Tokio pasi kampionët spanjollë u zbuluan se kishin shkelur rregullat e transferimit ndërkombëtar në nënshkrimin e tij.
Në vend që të kthehej në Barca në verë, megjithëkëtë, japonezi, i cili është krahasuar me Lionel Messi, nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare me rivalët e mëdhenj të katalanëve, Real Madrid, dhe është dërguar në huazim te Mallorca.
“Ky është vendimi i tifozëve”, tha ai.
“Kam marrë vendimin tim dhe ata kanë të drejtë të më fishkëllejnë. Unë mendoj se e meritoj, megjithëse kishte njerëz që gjithashtu më duartrokitën, gjë që më dha kurajo”.
“Të dhemb? Jo, ata duhet të më shohin si një rival, jo si një djalë 18-vjeçar që luan mjaft mirë futbollin”, vazhdoi ai.