Grizman sfidon Interin: Në Champions duhet të fitojmë patjetër

Antuan Grizman krenohet me lojën e Barcelonës dhe pas mbrëmjes magjike kundër Majorkës premton një tjetër paraqitje të tillë kundër Interit. 

Francezi sfidon zikaltrit duke thënë se në “San Siro” do të shkojnë për ta fituar sfidën e fundit në grupet e Ligës së Kampionëve. “Jemi këtu për t’u kuptuar me njëri-tjetrin.

Ishte një mbrëmje speciale për Leo Mesin dhe donim të bënim një ndeshje të bukur për të. Jam i kënaqur që dhashë edhe unë kontributin tim për këtë fitore. Ishte e rëndësishme që të merrnim 3 pikët. Në pjesën e parë luajtëm në mënyrë fantastike. Ishte një ndeshje e madhe. Tani kemi një tjetër sfidë në Champions, të cilën duhet ta fitojmë patjetër”, tha Grizman.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here