Juventusi i bashkohet garës për talentin hungarez Szoboszlai

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.

Mesfushori hungarez është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë me gjigantin austriak Red Bull Salzburg.

E falë ndeshjeve të mira, ai është bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane si Arsenal, Inter, Lazio, Liverpool e Borussia Dortmund.

Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e tij është futur edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtuesit e kampionit italian kanë përcjellë nga afër disa ndeshje të Szoboszlait.

Lojtari i pëlqen mjaftë shumë trajnerit Sarri i cili ka kërkuar transferimi e tij në janar.

19-vjeçari mund ta bëjë hapin e madh për t’iu bashkuar Juventusit nëse Zonja e Vjetër pranon të paguajë shumën prej 40 milionë euro që kërkohet nga Salzburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here