Mourinho dëshiron transferimin e yllit të Romës në merkaton e janarit

Tottenham Hotspur po vlerëson një veprim gjatë afatit kalimtar të janarit për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Jose Mourinho është duke kërkuar të forcojë skuadrën e tij në afatin e dimrit dhe është veçanërisht në kërkim të një zëvendësuesi të Harry Kane.

Sipas mediumit britanik The Mirror, trajneri i Tottenhamit ka dërguar një nga skautë në Itali për të parë yllin e Romës, Dzeko, në veprim javën e kaluar.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ishte në aksion për Romën gjatë fitores 3-1 në udhëtim te Verona të dielën e kaluar.

Ai është ende zgjedhja e parë në Stadio Olimpico dhe Mourinho beson se 33-vjeçari mund të heq presionin nga Kane ose të luaj në rast dëmtimi dhe pushimi të anglezit.

Dzeko në verë u kërkua edhe nga Interi, por një transferim nuk u materializua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here