Pioli ne vështirësi, ja formacioni i mundshëm i Milanit!

Milan do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Bolognas, në një sfidë ku do të përpiqet të ruajë vazhdimësinë pas fitores ndaj Parmas 0-1.

Në kuadër të takimit trajneri Pioli ka disa dyshime në kokën e tij, ku kryesori është në majën e sulmit, me Piatek që po zhgënjen gjithnjë e më shumë. Sidoqoftë, edhe Leao nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, ndaj pritet që të jetë përsëri polaku që e nis nga minuta e parë.

Gjithashtu dhe në mesfushë ka një balotazh mes Kessie dhe Krunic, me afrikanin pak më të avantazhuar. Mbrojtja është i vetmi repart ku nuk ka dyshime, pasi Conti dhe Theo luajnë nga krahët, ndërsa Romagnoli dhe Musachio janë në qendër. Bonaventura dhe Bennacer duken të paprekshëm tashmë në mesin e fushës, ndërsa në sulm e njëjta gjë vlen edhe për dyshen Suso-Calhanoglu.

MILAN (4-3-3): Donnarumma, Conti, Musachio, Romagnoli, Hernandez, Kessie, Bennacer, Bonaventura, Suso, Piatek, Calhanoglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here