Reali e kërkon me ngulm, ja përgjigjia e Salah për Perezin

As Champions-i i fituar duket se nuk ka arritur ta ndihmojë Mohamed Salah që të harrojë një nga netët më të këqija të karrierës së tij.

Në finalen e madhe të 2018-ës, atë të luajtur në Kiev, që do të mbetet legjendare… falë Karius, egjiptiani është detyruar të largohet nga fusha para kohe për shkak të ndërhyrjes së Sergio Ramos, që i shkaktoi një dëmtim në shpatull.

Një problem fizik që, përveç se i kushtoi ndeshjen me Real-in (dhe ndeshjen Liverpool-it), ka ndikuar edhe te përgatitja e sulmuesit për Kupën e Botës me fanellën e Egjiptit. Tani, sipas El Desmarque, ajo ndërhyrje duket se është arsyeja e një refuzimi të bujshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle, Salah i ka thënë Florentino Perez-it se ai nuk do të shkojë te Real Madrid, pavarësisht se klubi madrilen ëndërron ta marrë në La Liga. Ose të paktën se kjo gjë nuk do të ndodhë deri në momentin që në Bernabeu do të jetë Sergio Ramos.

Duke parë se qendërmbrojtësi spanjoll është el Gran Capitan i Los Blancos, ka pak mundësi që largimi i tij nga Madridi të ndodhë shumë shpejt. Gjithsesi, egjiptiani ka qenë i qartë, nuk do të jetë shok skuadre i një futbollisti që ka bërë një ndërhyrje të qëllimshme për ta dëmtuar. Një qëndrim ky që është mbajtur nga Salah edhe disa muaj pas episodit.

Sigurisht, në fushë ka gjithmonë përballje fizike dhe ndonjëherë do të mjaftonte një gjest i vogël për të rregulluar gjithçka. Ndoshta një falje. Pikërisht atë që Ramos nuk ia ka bërë kurrë Salah-së. Përkundrazi, spanjolli ka shpjeguar më shumë se një herë se nuk ka asgjë për të kërkuar falje, duke parë se gjatë një ndeshjeje mund të ndodhë që një lojtar të dëmtohet pas një ndërhyrjeje.

Nuk duhet harruar edhe se në takimin e tyre të parë pas atij episodi famëkeq, në shortin e grupeve të Champions-it, Ramos ka kaluar afër Salah dhe e ka prekur lehtë në shpatullën e dëmtuar. Një sjellje, ajo e mbrojtësit, që nuk është pëlqyer aspak nga egjiptiani dhe që e ka shtyrë atë t’i mbyllë derën Real-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here