Analiza/ Si u ringrit Reali për një muaj

Nga java në javë, Reali i Madridit duket më i fortë. Që nga humbja me Majorkën në 19 tetor, skuadra e Zidanit ka grumbulluar rezultate shumë pozitive: 6 fitore dhe 2 barazime. Dhe në dy ndeshjet që nuk arriti të fitonte (Betis dhe PSG), u shfaq shumë superior ndaj kundërshtarëve, të cilët shpëtuan falë pritjeve spektakolare të portierëve të tyre. 

La Liga Santander - Deportivo Alaves v Real Madrid

Fitorja 2-0 kundër Espanjolit bën që skuadra e Zidanit të vazhdojë të qëndrojë në pikën më të lartë të klasifikimit bashkë me Barcelonën. Vetëm 10 ditë nga “El Clasico”, madrilenët ndodhen në vendin që askush nuk i mendonte një muaj më parë. Atëherë flitej për një largim të mundshëm të Zidanit dhe për Zhoze Murinjon si trajnerin e ri. Por Zizu nuk u lëkund kurrë, as në momentin kur humbi 7-3 në miqësoren kundër Atletikos së Madridit në Nju Jork.

“Do të argëtohemi”, tha Zidan. Deri tani ka shumë të drejtë, sepse Atletiko që dhuroi spektakël atë mbrëmje, tani e sheh veten 8 pikë larg nga kreu.

12 NGA 12 – Katër fitoret radhazi që “Galaktikët” kanë arritur në “La Liga” tregojnë momentin e mirë. Është diçka që nuk ndodhte që kur ishte trajner Santiago Solari. Atëherë madrilenët arritën 5 fitore radhazi dhe u përfol se mund të futeshin në garën për titullin kampion. Aktualisht, ky Real ka 9 ndeshje pa humbje dhe konsiderohet si momenti më i mirë që nga rikthimi i Zidanit. Duhet të kthehemi në vitin 2017 për të gjetur një ecuri kaq pozitive dhe atëherë ishin 12 ndeshje pa humbje, nga 22 shkurti deri në 23 prill.

real madrid

 KA BESIM – Gjatë kësaj kohe, Zinedin Zidan ka humbur futbollistë të rëndësishëm, për shkak të dëmtimeve apo pezullimeve. Por ai gjithmonë ia ka dalë dhe kjo është arritur falë rikuperimit të lojtarëve të rëndësishëm dhe që kanë gjetur besimin. Ndodhi me Iskon, ndërsa tani me Viniciusin. Zizu po u jep besim edhe futbollistëve si Valverde, Militao dhe Mendi. Areola gjithashtu ka bërë ndeshje mjaft të mira.

KURTUA SI MUR – Forca e mbrojtjes ka qenë një nga faktorët më të rëndësishëm të ringritjes së Realit të Madridit dhe kjo është reflektuar në statistikat e fundit. Kurtua ka ngritur një mur dhe ka pësuar gola vetëm në dy ndeshje nga 8 të fundit që ka luajtur. Në dy muajt e fundit, vetëm Majorka i ka shënuar gol Realit në kompeticionin vendës. Pas një nisjeje të vështirë të sezonit, Kurtua ka gjetur besimin.

kurtua

Kundër Espanjolit nuk pati shumë besim, por kur Granero e vuri në provë me një goditje me kokë, portieri iu përgjigj ashtu si duhet. Sevija, Atletiko, Leganes, Betis, Eibar dhe Espanjol janë sfidat në kampionat ku Kurtua nuk pësoi gol. Këtyre ndeshjeve në kampionat u shtohen edhe ato dy në Champions kundër Gallatasarajit dhe në total asnjë 8 ndeshje pa pësuar.

KROS SHKËLQEN – Një tjetër arsye e shkëlqimit të realit është forma e gjermanit Toni Kros. Në verë ishte një nga më të kritikuarit për performancat e tij, por me kalimin e kohës ai ka marrë në kontroll mesfushën madrilene. Zinedin Zidan kishte të drejtë kur vendosi t’i besonte kampionit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here