Miqësore simbolike për tragjedinë e tërmetit, Andi Lila: Do të vijnë yjet e Italisë, Turqisë dhe Greqisë

Të shumta kanë qenë klubet e futbollit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, që u solidarizuan me tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima si dhe shumë të plagosur.

Së fundmi kreu i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, u shpreh në emisionin “Zona Gol” se ka në plan të organizojë një Kupë simbolike, për familjet e prekura nga tragjedia e tërmetit, ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga biletat të shkojnë për këto familje.

Lila zbuloi se ka kontaktuar me presidentët e sindikatave në Turqi, Greqi, Itali, teksa pritet të bëhen 4 skuadra me yje të së shkuarës.

“Ne personalisht kemi kontaktuar me presidentët e sindikatave në Turqi, Greqi dhe Itali. Do të jenë pikërisht 4 skuadra që do të luajnë dhe lekët e biletave shkojnë për familjet e lojtarëve të prekur nga tërmeti. Për emrat që do të vijnë po kërkojmë për Turqinë e vitit 2002 që doli e treta në Kupën e Botës, me Greqinë që doli kampion Europë në 2004, por edhe te Italia nga lojtarët e 2006”, u shpreh kryetari Lila.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here