Tottenham futet fuqishëm në garë për kartonin e Merih Demiral, i cili nuk po kalon një moment pozitiv me fanellën e Juventusit, ku edhe pas dëmtimit të rëndë që pësoi Giorgio Chiellini, është aktivizuar vetëm një herë nga trajner Sarri, i cili me sa duket nuk e preferon shumë turkun.
Pavarësisht situatës së krijuar te bardhezinjtë, ofertat në drejtim të mbrojtësit nuk mungojnë me Milanin që vazhdon ta vëzhgojë me interes e Manchester United e Manchester City-in që i janë vënë pas lojtarit.
Juventusi për ta lënë të lire turkun kërkon 35 milionë euro, një sakrificë e vogël kjo për Tottenhamin që me Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld së shpejti pa kontrata, kanë dëshpërimisht nevojë për një mbrojtës si Demiral për të përmbushur kërkesat e Mourinhos në repartin e prapavijës.