Barcelona me rezervistë kundër Interit, ‘reagon’ Borussia Dortmund

Borussia Dortmund nuk është aspak e kënaqur me vendimin e fundit nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Barcelona do të luajë më një formacion përplot me ndryshime sonte kundër Interit në Giuseppe Meazza në duelin e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalane ka siguruar kualifikimin dhe pozitën e parë në grup andaj trajneri Ernesto Valverde ka vendosur t’i pushojë Lionel Messin dhe disa yje të tjerë të ekipit.

Por, mediat spanjolle raportojnë se vendimi i Valverdes ka hidhëruar drejtuesit e Borussia Dortmundit që ka pikë të barabarta me Interin në garë për pozitën e dytë që siguron pjesëmarrjen për në fazën tjetër.

Inter në rast të fitores ndaj Barcelonës do ta sigurojë kualifikimin përkundër rezultatit të Borussia Dortmund në duelin tjetër ndaj Slavia Pragës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here