Lippi “analizon” Serie A: Ja kush do të shpallet Kampion

Marcello Lippi, trajneri kampion bote me Italinë në vitin 2006, komentoi luftën për titullin në Serie A.

Për mikrofonat e “TMW Radio”, ai nënvizoi: “Është shumë herët, duhet të presim majin. Conte po shkon mirë, por nuk mendoj se kishte dyshime mbi të. Unë nuk mendoj se Juventusi dhe Interi janë skuadrat e vetme që luajnë për titull. Lazio? Po, mendoj se mund të rivalizojë deri në fund. Është një ekip që luan futboll të bukur dhe konkret, modern; ka lojtarë të shkëlqyeshëm sidomos në mesfushë. Më pëlqen shumë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here