Punë e kryer: Interi siguron goditjen e parë për merkaton e janarit

Rodrigo De Paul duket se do të jetë goditja e parë e Interit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Udineses dhe mesfushori argjentinas pritet të vihet nën urdhrat e Antonio Contes që në fillim të muajit janar.

Interi nuk po kalon mirë me lëndime, pasi aktualisht jashtë fushës janë emra si  Roberto Galgiardini, Nicolo Barella e Stefano Sensi.

De Paul shihet nga Conte si profili ideal për të luajtur në mesfushë dhe për më tepër, argjentinasi ka moshë të ulët dhe njeh mjaft mirë kampionatin italian.

Po sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve duket të jetë arritur për një huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here