Atalanta shkruan historinë, City bën detyrën ndaj Dinamos

Atalanta ka arritur kualifikimin historik në fazën e nokautit të Champions League pasi ka mposhtur 3-0 Shakhtar Dinetsk në Ukrainë. Ishte një ndeshje me emocione të mëdha dhe intensitet të lartë dhe në fund, ishin italianët ata që kanë dalë triumfues.

Pas një pjese të parë pa gola, Castagne ka shtangur vendasit me golin e tij në minutën e 66’ të takimit. Pak më vonë Dodo i vendasve ka dalë me karton të kuq dhe që prej atij momenti gjithçka u bë më e lehtë për miqtë.

Në minutën e 80’ erdhi goli i sigurisë i shënuar nga Pasalic. Në kohën shtesë Gosens ka shënuar golin e tretë për zikaltrit. Kjo është hera e parë që një skuadër do të shkojë në fazën e 1/8-ave në Champions League megjithëse ka humbur tre ndeshjet e para të grupit.

Ndërkohë Manchester City ka mposhtur Dinamon e Zagrebit me rezultatin 4-1 falë tripletës së Gabriel Jesus. Citizens kanë ndihmuar Atalantën të kualifikohet pasi një fitore e kroatëve do t’i shuante ëndrrat skuadrës së Gasperinit.

Jesus ka shënuar një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën, ndërsa Foden ka shënuar të katërtin në fund të takimit. City kapur një shifër të frikshme, skuadra e Guardiolës ka shënuar 501 gola në të gjithë kompeticionet që prej emërimit të spanjollit në krye të skuadrës, plot 96 më tepër se çdo ekip tjetër anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here