Sot prezantohet trajneri i ri i Napolit

Gennaro Gattuso do të emërohet trajner i Napolit brenda disa orësh, pasi klubi njoftoi se parardhësi Carlo Ancelotti ishte shkarkuar.

Vendimi kishte qenë në ajër për të paktën një javë dhe ishte ngecur deri tani, sepse ata donin të luanin ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kampionëve.

Vetëm disa orë pas fitores 4-0 ndaj Genk që i dërgoi ata në raundin e 1/16, Ancelotti u takua me presidentin Aurelio De Laurentiis në Hotelin Vesuvio dhe iu dha lajmi për shkarkimin e tij, transmeton lajmi.net.

Një njoftim zyrtar u lëshua më pas nga klubi, pasi Ancelotti siguroi mediet se nuk do të jepte dorëheqjen.

Tani Gattuso është caktuar të emërohet gjatë orëve në vijim.

Sipas Sport Mediaset, Gattuso tashmë ka rënë dakord një kontratë deri në qershor 2021.

Ai do të fitojë 1.5 milion euro për gjashtë muajt e ardhshëm dhe 3 milion në sezon pas kësaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here