Tuchel paralajmëron Mbapenë: Duhet të respektosh vendimet e mia

PSG e ka siguruar vendin e parë në Grupin A dhe sot ndaj Gallatasarajit Tomas Tuhel do të ketë mundësi të kursejë disa nga yjet e tij. Megjithatë, trajneri i kampionëve të Francës nuk merr asgjë për të mirëqenë dhe thotë se do ta respektojë takimin e fundit në grup kundër turqve. 

“Ne përpiqemi gjithnjë të luajmë me intensitet, por do të ketë 11 futbollistë kundër nesh që do të jenë të vendosur për të na e vështirësuar jetën gjithashtu. Ne mund të kursejmë disa lojtarë dhe nuk kemi pse marrim shumë rreziqe, por është një ndeshje e rëndësishme, të gjithë duan të luajnë në Champions”, tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp.

 

Mbape nuk e priti mirë zëvendësimin e fundit, por Tuhel ka një mesazh për sulmuesin e tij: “Sigurisht që një lojtar si ai nuk dëshiron të zëvendësohet, por duhet të tregojmë më shumë respekt për lojtarin që e zëvendëson dhe të respektojë vendimet e trajnerit”. Tekniku nuk preferon të konfirmojë se cilat do të jenë ndryshimet që do të bëjë në formacion: “Do ta shoh pas stërvitjes, por shpresoj që të mos na duhet të bëjmë shumë ndryshime. Nuk do të ndërmarrim rreziqe me lojtarët të cilët janë një karton larg pezullimit (Di Maria, Munie, Verrati) apo futbollistë që kanë luajtur shumë kohët e fundit”.

Kjo nuk vlen për Edinson Kavanin, i cili vazhdon të lëshojë sinjale largimi: “Kavani nuk luajti me Montpelienë, sepse ndjeu diçka në kofshë. Ai nisi të stërvitet me skuadrën vetëm ditën e sotme (dje). Ai është një profesionist i shkëlqyer, kështu që është i zhgënjyer. Ai dëshiron të luajë. Është mësuar të jetë në fushë çdo tri ditë. Punon shumë dhe duhet të presim pas stërvitjes, por unë kam në plan që t’i jap disa minuta ndaj Gallatës nëse do të jetë e mundur”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here