Bonucci: Nuk dua të përballem me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve

Juventus kanë përfunduar në vendin e parë në grup, dhe në fazën tjetër do të takohen me skuadrat nga vendi i dytë.

Një kundërshtar i mundshëm i ‘Zonjës së Vjetër’ është edhe Tottenham, që tani drejtohet nga Jose Mourinho.

Pikërisht këtë skuadër, Leonardo Bonucci dëshiron ta shmang në fazën tjetër.

“Nëse do të kisha një skuadër për të shmanguar, do të thoja Tottenham”, ka deklaruar Bonucci.

“Ata tani kanë Mourinhon. Nuk ka mos respektim për Pochettinon, por ata tani me Mourinhon kanë ndryshuar shumë, dhe Tottenham tani mund të jap më shumë në ndeshjet e këtij lloji”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here