Ibrahimovic nuk ka vendosur ende, Milani ka gati planin B

Milani është në bisedime me Zlatan Ibrahimovicin për rikthimin e tij në San Siro, por Rosonerët kanë gati edhe planin B.

Milani ka dërguar ofertën për Ibrahimovicin te Mino Raiola, mirëpo suedezi nuk ka vendosur ende.

Ibra ka marrë edhe një ofertë nga Napoli dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, prandaj Milani ka aktivizuar opsionin B.

Maldini dhe Boban kanë kontaktuar Juventusin për mundësinë e transferimit të Mario Mandzukic, i cili nuk bën pjesë në planet e Zonjës së Vjetër.

Kroati është i gatshëm për tu transferuar në San Siro, por Rosonerët do të presin përgjigje nga Ibrahimovic.

Milani do të presë edhe për një javë vendimin e Ibrahimovicit dhe pastaj do të nis sulmin për Mandzukicin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here