Kjo është oferta e skuadrës nga Premierliga për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është shndërruar në  dëshirë të shumë skuadrave të mëdha evropiane, falë paraqitjeve të mira te Fenerbahce.

Sulmuesi i Kosovës në 13 ndeshje ka shënuar nëntë gola te skuadra turke.

Leicester City është skuadra e radhës që i është futur garës për Muriqin.

Skuadra që renditet në vendin e dytë në Premirligë, dëshiron Muriqin si alternativë të Jamie Vardy.

Mediat e këtij vendin shkruajnë se klubi anglez është gati të paguajë 18 milionë funte ( 21 milionë euro), shkruan “leicestermercury.co.uk”.

Leicester City raportohet të ketë ndjekur nga afër ndeshjen e fundit të Fenerbahces, ku Muriqi shënoi dy gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here