Marotta nis sulmin: Zbulohet oferta e Interit për De Paul

Rodrigo De Paul pritet t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori ofensivë i Udineses është kërkesë e Antonio Contes i cili me ngulm kërkon ta afrojë në skuadër.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe ofertën që Interi e ka bërë në drejtim të Udineses për De Paul.

Zikaltërtit kanë ofruar shtatë milionë euro për huazimin e lojtarit në janar ndërsa do të kenë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro të tjera.

25-vjeçari prej tre vitesh po kalon nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë në Serie A me klubin friulan.

Gjithsesi në garë për të mbetën edhe skuadrat tjera si Roma, Milan, Fiorentina dhe Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here