Marrëveshja është arritur: Mesfushori i Barcelonës bën gati valixhet

Siç raportojnë mediat spanjolle, lojtari i Barcelonës Carlos Alena pritet ta vazhdojë karrierën te Betisi.

Alena nuk bën pjesë në planet e Valverdes dhe spekulohej për transferimin e tij te Tottenham, mirëpo me largimin e Pochettinos transferimi dështoi.

Mediat spanjolle shkruajnë se marrëveshja për transferimin e tij te Betisi është arritur dhe se do të zyrtarizohet në janar. Alena do të jetë i huazuar te Betisi deri në fund të sezonit, ndërsa Andaluzianët do të kenë të drejtë ta blejnë kartonin e tij.

Barcelona ka rënë dakord për huazimin dhe opsionin e blerjes, megjithatë Katalanasit kanë vendosur edhe një klauzolë Buy-back, që i mundëson atyre blerjen e Alenas në të ardhmen.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here