Ronaldo është “mbreti” i Instagram-it

Futbollistët, veçanërisht ata që janë pjesë e elitës, kanë paga shumë të larta. Sidoqoftë, fitimeve të tyre mujore duhet t’iu shtohen edhe pagesat për sponsorizim e reklamim.

Natyrisht, në këtë drejtim luajnë një rol themelor edhe rrjetet sociale. Në Instagram, ku suksesi bazohet në ngarkimin (publikimin) e vazhdueshëm të fotografive, markat e ndryshme kontaktojnë dhe pajtohen me yjet, që ata të publikojnë postime të sponsorizuara në këmbim të shumave të caktuara parash. Dhe në këtë aspekt, një sportist qëndron mbi të gjithë.

Sipas një studimi të kryer nga “BuzzBingo”, bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, fitimet e të cilit në Instagram janë absolutisht të jashtëzakonshme. Në vitin 2019, që po i vjen fundi, portugezi ka fituar asgjë më shumë e asgjë më pak se 47.8 milionë dollarë (43 milionë euro) falë 49 reklamave që ka postuar në këtë rrjet social. Kjo do të thotë se, individualisht, çdo reklamim i sponsorizuar i ka dhënë CR7 rreth 975.000 dollarë, ose rreth 875.000 euro. Këto shifra e tejkalojnë pagën që merr sulmuesi luzitan në ekipin e tij aktual, Juventus, që është 30 milionë euro në vit.

Në këtë renditje, “7” bardhezi pasohet mjaft larg nga Leo Messi. Shifrat, në të cilat lëviz argjentinasi, janë gjithashtu mbresëlënëse, por larg vendit të parë. Në total, ylli i Barçës ka përfituar 21 milionë euro në Instagram, falë 36 postimeve-reklamë të tij, me një çmim prej 583.000 eurosh, mesatarisht, secili. Vendin e tretë e mban modeli Kendall Jenner.

Brenda studimit, nëse analizojmë vetëm shifrat “mashkullore”, shumica janë figura sportive në përgjithësi, ku spikatin futbollistët, ose ish-lojtarët, si David Beckham, në vendin e pestë, duke fituar 9.6 milionë euro (338.000 euro për reklamim); Neymar i gjashti, me 5 milionë euro (648.000 euro për postim), i 7-ti pozicionohet Zlatan Ibrahimoviç me 3.6 milionë euro (180.000 euro për postim); Ronaldinho i nënti, me 2.3 milionë euro (230.000 euro për postim), ndërsa i 13-ti është Gareth Bale, me 980.000 euro (196.000 euro për postim).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here