Interi dështoi të kalonte fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, teksa u mposht ndeshjen e fundit nga Barcelona dhe u rendit në vendin e tretë.
Pikërisht nga vendi i tretë, tashmë zikaltërit kanë kaluar në Ligën e Europës, kompeticon ky të cilin do të provojnë ta fitojnë. Megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi edhe këtu janë disa ekipe të mëdha që gjithashtu do të provojnë ta fitojnë atë.
Tashmë Interi do të luajë në 1\16 e Ligës së Europës, ku rrezikon që përballë të ketë edhe disa ekipe të forta. Një nga to është edhe Shaktar Donjetsku, të cilët gjithashtu vjen nga Liga e Kampionëve. Një kundërshtar tjetër i vështirë është edhe Leverkusen, të cilët gjithashtu kanë mundësi të vihen përballë zikaltërve.
Ja të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Interit:
Kopenaghen
Getafe
Sporting Lisbon
Kluzh
Aintraht Frankfurt
Bajer Leverkusen
Shaktar Donjetsk
Klub Bryzh
Az Alkmar
Uolverhampton
Uolfsburg
Ludogorets
Reinxhërs
Olimpiakos.