Atletico ul klauzolën e Saul, United gati të përfitojë!

Atletico Madridi duket se është i gatshëm që ta shesë Saul Niguezin, pasi i ka ulur klauzolën.

25-vjeçari nënshkroi kontratë tetëvjeçare para sezonin 2018/19, duke i vendosur një klauzolë 150 milionë euro, shkaku i interesimit të vazhdueshëm të Barcelonës.

Por, sipas asaj që raporton The Telegraph, Los Rijoblanchos tani po kërkojnë 100 milionë euro nga shitja e tij.

Mancheser Unitedi thuhet se është i vendosur për ta transferuar mesfushorin spanjoll qysh në afatin kalimtar të janarit.

Diego Simeone po tenton që ta mbajë lojtarin në skuadër, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të largohet nga Wanda Metropolitano.

Skuadra angleze është në garë edhe për transferimin e Erling Haalanda nga RB Salzburgu dhe mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here