Bombë: Lautaro te Barcelona për shifrën stratosferike, Interi ka gjetur pasuesin!

Lautaro Martinez po shkëlqen me Interin këtë sezon. Argjentinasi së bashku me Lukakun janë është më meritori që Interi gjendet në krye të Serie A.

Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 111 miliona eurove për Lautaron dhe kështu Katalansit pritet ta aktivizojnë klauzolën e argjentinasit.

Messi ia ka kërkuar Bartomeus me çdo kusht transferimin e Lautaros në Camp Nou dhe verën e ardhshme Barcelona do të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e tij.

Barcelona e sheh Lautaron si pasuesin ideal të Luis Suarezit, i cili pritet të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.

Megjithatë Interi me paratë e arkëtuara nga shitja e Lautaros do të hidhet në sulm dhe Neroaxurët synojnë transferimin  e Federico Chiesas dhe Erling Haland.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here