Bombë: Milani transferon ish-lojtarin e Interit

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë duke punuar për përforcimet e merkatos së janarit.

Rosonerët për momentin renditen në pozitën e 9-të të Serie A me 20 pikë të fituara. Milani ka marrë dy fitore rradhazi në dy gjirot e fundit dhe kërkon fitoren e tretë sot ndaj Sassuolos.

Përveç Zlatan Ibrahimovicit i cili pritet të rikthehet në San Siro dhe dy mbrojtësve Demiral, Todibo, Milani ka shfaqur interesim edhe për ish-lojtarin e Interit Keita Balde. Corriere dello Sport, shkruan se Boban dhe Maldini dëshirojnë transferimin e Baldes nga Monaco.

Balde rrjedh nga La Masia e Barcelonës, ndërsa në moshën 17-vjeçare u transferua te Lazio dhe më pas Monaco e bleu atë për shifrën e 30 miliona eurove. Megjithatë ai nuk arriti të ambientohej në Francë dhe pas një sezone u huazua te Interi, mirëpo Neroaxurët nuk e blenë kartonin e tij dhe tani është rikthyer përsëri në Monaco.

Balde ka shënuar tre gola në Ligue 1 këtë sezon dhe te Milani besojnë se mund ta rikthejnë në formën e duhur dhe prandaj Rosonerët do të tentojnë transferimin e tij në merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here