Derbi në merkato: Manchester United dhe Inter në garë për yllin e Serie A

Një nga objektivat kryesorë të Interit për sezonin e ardhshëm në merkato është Dejan Kulusevski.

Kartoni i këtij të fundit zotërohet nga Atalanta, por ai luan si i huazuar te Parma dhe po shfaqet mjaft mirë, madje mbrëmjen e kaluar shënoi gol në fitoren e ekipit të tij ndaj Napolit në transfertë.

Pikërisht në këtë takim, Kulusevski po ndiqej nga afër nga skautë të Manchester United. Këta të fundit kanë gati edhe ofertën e parë, pasi me sa duket janë bindur plotësisht për aftësitë e suedezit.

Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, 30 milionë euro janë bërë gati për Atalantën, me Interin që është shtangur. Zikaltrit e kërkojnë me ngulm talentin, por United duket se është futur vrullshëm në garë.

Tashmë, pritet se si do të veprojë Atalanta, megjithëse ka ende dhe shumë kohë deri në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here