Gati oferta prej 50 milionë eurove, Inter transferon yllin e Napolit në janar

Mesfushori brazilian Allan mund të largohet nga Napoli qysh në afatin kalimtar të janarit.

Allan u transferua te Napoli në verën e vitit 2015 nga Udinese dhe që atëherë ka shkëlqyer me fanellën e Napoletanëve.

Atletico Madrid dhe PSG ishin tejet të interesuara për lojtarin, por Napoli refuzoi ofertat mbi 50 milionë euro për të.

Tani është vet Allan që ka shprehur dëshirën për tu larguar pas problemeve që ka me klubin.

Corriere dello Sport shkruan se Interi është futur në garë dhe po kërkon transferimin e tij në janar.

Neroazzurët janë në kërkim të një mesfushori dhe nëse nuk arrihet Vidal atëherë synohet braziliani i Napolit.

Për të transferuar Allanin në ‘Giuzzeppe Meazza’, Inter është gati të paguaj deri në 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here