Hazard kapet nga kamera: Dua të rikthehem te Reali (VIDEO)

Eden Hazard nuk po shijon në maksimum kohën e tij te skuadra e Real Madridit.

Ai ka vuajtur jo pak këtë vit të parë me madrilenët, pasi është dëmtuar disa herë dhe nuk ka arritur të lërë gjurmë në “Santiago Bernabeu”. Belgu është parë me një tifoz të Chelseas dhe ka biseduar me të.

Frank Khalid, fans i çmendur i londinezëve, i ka thënë se u mungon shumë tifozëve prania e tij në skuadër. Sulmuesi nuk ka hezituar duke i thënë: “Kur të mbaroj periudhën time te Reali do të rikthehem sërish“, – duke i bërë të gjithë të ëndërrojnë për rikthimin e tij.

Hazard i tregoi tifozit se e ndjek ekipin blu dhe i pëlqejnë shumë të rinjtë e dalë nga Akademia.

Reali e bleu Hazardin në merkaton e verës për 100 milionë euro. Ai erdhi mbipeshë në Madrid ndërsa sa mori veten u dëmtua. Belgu do të humbasë dhe ndeshjen El Clasico kundër Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here