Revolucion te Reali: Perez përgatit 600 milionë euro për galaktikët e rinj

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi po përgatitet për shoppingun më të madh në historinë e futbollit, për të krijuar skuadrën e ëndërrave.

Florentino Perez do të shkaktojë një tërmet në botën e futbollit dhe me një buxhet prej 600 milionë eurove do të ndërtojë galaktikët e rinj.

Don Balon, shkruan se problemet në mbrojtje Perez do t’i zgjidh me transferimin e Koulibaly nga Napoli.

Në repartin e mesfushës pritet që Reali të transferojë N’Golo Kanten dhe Paul Pogban.

Perez gjithashtu dëshiron një sulm bombastik dhe synon transferimin e njërit prej dyshes së Liverpoolit, Salah ose Mane, ndërsa si alternativë përmendet edhe Aubameyang.

Lojtari i fundit në listën e Perezit është ylli i Borussia Dortmund Jadon Sancho.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here