Solskjaer përgatit 145 milionë euro për Haland dhe yllin e Interit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron dy përforcime cilësore në merkaton e janarit.

Mediat angleze raportojnë se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 145 milionë euro për Haland, Lautaro Martinez dhe Leonardo Paredes.

Drejtuesit e United janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, pas startit katastrofal në Premier League, ku skuadra e Solskajer ka fituar vetëm 6 ndeshje nga 16 të luajtura.

United dëshiron Martinezin, i cili ka shënuar 13 gola me Interin këtë sezon dhe Halandin i cili ka shënuar 28 gola me Salzburgun.

Sa i përket Paredesit, argjentinasi nuk është ambientuar mirë te PSG dhe është i gatshëm të ndyshojë skuadër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here