Valverde: Napoli një kundërshtar kualitativ

Ernesto Valverde ka dhënë komentet e tij pas hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve.

Barcelona është shortuar me Napolin, në shortin e hedhur sot, për fazën e 1/16-ës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i katalanëve, Valverde, beson se skuadra e Napoli është një kundërshtar tejet kualitativ.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe kundërshtar i komplikuar, me atmosferë të mrekullueshme në stadium. Kurrë nuk mund ta dimë se në çfarë forme do të jenë ata” ka thënë Valverde.

“Ata kanë sulmues impresionues si Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne. Ata kanë dëshmuar kualitetin e tyre në miqësoren tonë parasezonale” shtoi tutje trajneri.

Barcelona do të synojë Ligën e Kampionëve këtë edicion, pasi ky trofe i ka munguar tash e disa vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here