Abramovich hap thesarin: 150 milionë euro për merkaton e janarit, zbulohen emrat

Pas zhbllokimit të merkatos, Chelsea ka filluar të planifikojë lëvizjet që do të bëjë në janar. Lampard mund të buzëqeshë, sepse klubi duket është i gatshëm të investojë 150 milionë euro.

Sipas Telegraph, përveç emrave në krye të listës së dëshirave si Jadon Sancho, i cili ka pak mundësi që të largohet nga Borussia Dortmund në janar, dhe Wilfired Zaha, Blutë kanë vënë në shënjestër edhe alternativat Leon Bailey (Leverskuesn) dhe Samuel Chukwueze (Villareal).

Në fund, nuk perëndojnë hipotezat Timo Werner dhe Moussa Dembele, por kualifikimi i skuadrave respektive (Leipzig dhe Lyon) në 1/8-at e Champions League e bën më të komplikuar largimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here