Bombë: Romagnoli i pakënaqur në San Siro, gati transferimi në Spanjë!

Barcelona dhe Atletico Madrid janë në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësorë dhe mediat spanjolle raportojnë se në krye të listës është kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli.

Romagnoli është njëri nga mbrojtësit më të mirë në europë dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për italianin.

Italiani ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022, mirëpo është i pakënaqur në San Siro dhe ka shprehur publikisht dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Barcelona dhe Atletico Madrid pritet të duelojnë verën e ardhshme për shërbimet e Romagnolit.

Gjigantët spanjoll janë të gatshëm të ofrojnë 50-60 milionë euro për Romagnolin.

Milani nuk e ka ndërmend ta shesë Romagnolin, mirëpo në rast se Rosonerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve vështirë se do të mund ta mbajnë atë në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here